Adelina Tahiri publikon foton e të birit me motrën, prezanton për herë të parë vajzën e burrit

Mediale Vip

Adelina Tahiri publikon foton e të birit me motrën, prezanton për herë të parë vajzën e burrit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:41
Adelina Tahiri me djalin

Kanë kaluar shtatë muaj që kur këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, Jonin.

Adelina madje i ka hapur të birit edhe një llogari në rrjetin social “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës.

Ndërkohë në intervista të ndryshme, këngëtarja ka përmendur faktin se bashkëshorti i saj, Serjoza Markova ka edhe një vajzë nga një martesë e mëparshme, të quajtur Jana.

Së fundmi, Adelina ka publikuar për herë të parë në “Instagram”-in e Jonit një foto me të motrën, e cila e mban në krahë teksa shohin të dy nga aparati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat