Ai i propozoi – dhe ajo tha po!
Tre ditë pasi Alex Rodriguez i propozoi martesë të dashurës së tij, Jennifer Lopez publikoi fotografitë e momentit romantik në një plazh në Bahamas, në Instagram.
Këngëtarja ishte e veshur me të bardha ndërkaq Alex e theu bardhësinë me një bluzë ngjyrë gri.
J.Lo, publikoi fotot në Instagram duke cekur vetëm datën e fejesë.
Edhe Rodriguez foli për fejesën duke thënë: “Nuk ka shumë fjalë për të ndarë, vetëm ndjenja. Mirënjohje dhe vetëm gëzim”, shkroi ai nën foton ku shihet teksa puth në ballë të dashurën.