Nxehet keq situata, Trejsi ngacmon sërish Encën për peshën: Nuk ndaloj së ngrëni, por jam me forma e elegante

Mediale Vip

Nxehet keq situata, Trejsi ngacmon sërish Encën për peshën: Nuk ndaloj së ngrëni, por jam me forma e elegante

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:54
Enca dhe Trejsi

Deklarata e “Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, në emisionin “Why Not” për peshën e këngëtares Enca Haxhia, duket se ka shkaktuar një ndër debatet më të mëdha në showbiz-in shqiptar.

Kjo vihet re pasi kunjat vijojnë ende nga të dyja palët. Teksa ishte e ftuar në “Why Not”, Trejsi u pyet nëse është e virgjër si Enca.

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”, u përgjigj ajo.

Për këtë arsye, Enca bëri një postim në “Instastory” për “xhelozet”. “Mos harroni se xhelozia vret”, shprehej këngëtarja ndërkohë që vijonte të këndonte në anglisht: “Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një ku.vë, dhe ne të gjithë të urrejmë ty”.

E më pas vjen reagimi i Trejsit. Ajo bëri disa postime mbrëjen e djeshme, ku duket se ngacmon Encën në lidhje me peshën.

“Miss Universe Albania” ka publikuar një video ku këndon vargjet e këngës së reperes Nicki Minaj, e cila thotë se “kurvat nuk janë në nivelin e saj për t’i bërë diss”.

Më pas Trejsi ka publikuar një pjatë me makarona ndërsa shkruan: “Nuk ndaloj dot së ngrëni, por sërish jam me forma dhe elegante. Lum unë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat