Po martohet me të dashurin 16 vjet më të ri, Heidi Klum: Fëmijët e mi mezi po e presin dasmën

Mediale Vip

Po martohet me të dashurin 16 vjet më të ri, Heidi Klum: Fëmijët e mi mezi po e presin dasmën

Më: 14 mars 2019 Në ora: 06:22
Tom Kaulitz dhe Heidi Klum

Modelja gjermane, Heidi Klum njoftoi në fillim të vitit se Tom Kaulitz i kishte propozuar martesë.

Marrëdhënia e tyre, e cila u zbulua në maj të vitit të kaluar, ka shkaktuar intriga për publikun sepse bukuroshja është 45-vjeçare dhe muzikanti ka 29 vjet.

Heidi është nëna e katër fëmijëve, Helena (14), Henry (14), Johan (12) dhe Lou (9) dhe thotë se fëmijët e saj mezi po presin dasmën sepse e adhurojnë njerkun e ardhshëm.

“Fëmijët e adhurojnë Tomin. Ata mezi po e presin dasmën. Do të jenë shumë të përfshirë në ceremoni”, tha biondina në një intervistë për revistën Closer.

Çifti filloi romancën vetëm një vit më parë dhe Heidi thotë se Tomi është krejtësisht ndryshe nga lidhjet e mëparshme.

“U takuam në shkurt të vitit 2018 dhe me sinqeritet dua të them se do të martohesha me të atë ditë”, thotë ajo duke shtuar se “Isha i befasuar kur më pyeti, por në njëfarë mënyre ndjeva se do të ndodhte sepse ne menjëherë ramë në dashuri”.

Heidi, vajzën e madhe e ka nga marrëdhënia me Flavie Briatoren gjersa tre fëmijët e tjerë erdhën në saje të martesës me këngëtarin, Seal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat