Vogëlushja shqiptare që jeton në Gjermani, inteligjenca e saj do t’iu lë gojëhapur!

Mediale Vip

Vogëlushja shqiptare që jeton në Gjermani, inteligjenca e saj do t’iu lë gojëhapur!

Më: 14 mars 2019 Në ora: 08:44
Dea

Të kesh prindër shqiptarë dhe të rritesh në Evropë sigurisht që ndikon në lënien anash të gjuhësh, me apo pa dëshirë.

Por janë të shumtë prindërit që vazhdojnë të ruajnë gjuhën dhe origjinën shqiptare dhe ta trashëgojnë në mënyrën më të mirë tek fëmijët.

Një çift i ri të cilët jetojnë në Stuttgart të Gjermanisë janë bërë hit në internet, e gjithë kjo falë angazhimit që kanë treguar për vajzën e saj të vogël, Dean.

Dea është një vogëlushe e jashtëzakonshme e cila edhe pse nuk ka mbushur ende dy vite jetë di të flasë, madje di edhe kuptimin e familjes.

Ajo në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane njeh thuajse të gjitha ngjyrat, kafshët, e shumë gjëra të tjera.

Dea nuk heziton në asnjë moment që e buzëqeshur të tregojë se cila është hunda, vetullat, goja e gjitha të tjerat.

Angazhimi i nënës dhe babait të saj kanë ndikuar që vajza të njohë edhe më tepër gjëra se që njohin fëmijët në moshën e saj.

Padyshim se inteligjenca e vajzës është më e lartë se tek fëmijët e tjerë e këtë e patën potencuar edhe vetë prindërit pas disa kontrolleve.

Vjosa Muriqi që është nëna e Dea-s ka hapur një profil në Instagram ku është tejet e ndjekur, me 97.9 mijë persona që e ndjekin dhe me 494 postime.

Sigurisht se Dea dhe prindërit e saj janë për çdo lëvdatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat