Protagonisti i “A bon me fol” i reagon Taynës: Nuk të dhash leje ta përdorësh shprehjen time në këngë

Mediale Vip

Protagonisti i “A bon me fol” i reagon Taynës: Nuk të dhash leje ta përdorësh shprehjen time në këngë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:20
Tayna, Ilir dhe Besim Hajra

Këngëtarja Tayna, këto ditë ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Kce”.

Në tekstin e këngës “Kce”, reperja ka perdorur edhe shprehjen e famshme nga video e dy të rinjëve “A bon me fol”, por duket se për këtë nuk e ka pasur lejen nga personi i cili ishte tallur në rrjetet sociale,pasi video e tyre u bë virale.

Ilir Hajra, djali nga Drenica i cili shihet në videon e famshme duke kërkuar leje për të folur para kamerave “Abon me fol”, ka reaguar përmes një postimi ku ka treguar se Tayna nuk ka marrë leje për tapërorur këtë fjalë në tekst, ai ka thënë se për këtë as nuk ka qenë në dijeni fare.

Ai tregon se ka kontaktuar me këngëtaren dhe menaxherin e saj, të cilët sipas tij i kanë thënë se në pamundësi të takonin atë, e kanë takuar vetëm njërin nga djemtë e videos Besim Hajren, i cili në videon e famshme shihet duke uruar qytetarët për fitoren e Hashim Thaçit, “Urime Drenas,Urime Drenicë”, e që sipas menaxherit ai ka thënë se edhe Iliri është pajtuar ta perdor këtë fjalë në tekst.

Iliri ka thënë se në takim me menaxherin e këngëtarës, nuk ka pranuar që kjo shprehje të jetë në tekst dhe se kjo vetëm e ka dëmtuar edhe më shumë./Magazina.al/

Reagimi i plotë i Ilirit:

REAGIM!

Une Ilir Hajraj, deklaroj se te gjitha lajmet te cilat kane qarkulluar ne media se gjoja une jam pajtuar qe kengetarja Tayna ne kengen e saj te fundit ta perfshije shprehjen “A ben me fol” ne kengen e saj, jane totalisht te paverteta. Une per kete gje as qe kam qene ne dijeni derisa kengetarja ne fjale ka dalur me nje postim ne Instagram duke potencuare se Iliri ka pranuar nje gje te tille, e ne fakt, une as qe kam qene ne dijeni per kete. Pas kesaj, kam kontaktuar kengetaren ne fjale, poashtu jam takuar me menagjerin e saj dhe ata me thane se ne pamundesi qe te kontaktojme me ty, e kemi takuar djaloshin tjeter te videos, Besim Hajren dhe ai ka dhene deklarate per ty se ti pajtohesh me kete, e ne realitet une nuk kam qene i njoftuar per diçka te tille. Poashtu, kengetarja dhe menagjeri i saj thane se qellimi i tyre ishte qe nga tere kjo ngjarje qe ka ndodhur rreth asaj videoje, t’i japin nje kahje tjeter dhe kinse te jete mbeshtetje per mua, kurse une u thash se nese ju vertete deshironi te me ndihmoni, atehere ate pjese largojeni nga kenga sepse eshte bere pa lejen time. Nje gje e tille nuk ndodhi, ata e kane lanesuar kengen me te njejten shprehje vetem se zerin tim e kane zevendesuar me te dikujt tjeter, por shprehja qe me identifikon mua ka mbetur e njejte, dhe tani po dihet qarte se cili ne te vertete paska qene qeillimi i tyre. Si rezultat i kesaj doli te jete se askush s’dashka te me bej mire duke hesht, por secili dashka te me shfrytezoj per INTERESA PERSONALE (per klikime e gjera te tilla). Permes ketij shkrimi desha t’i njoftoj te gjithe ata qe me kan perkrahur se une NUK kam pranuar qe kjo fjale e imja te perdoret tek kenga e Taynes, pra ka dal pa vullnetin tim. Por, s’do te ndalemi me kaq. Per me shume detaje javen tjeter do te jem tek emisioni “NIN”.

Zoti na ndimofte, dhe na ruajt nga keta njerez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat