Eva Grimaldi martohet në maj me të dashurën e saj!

Mediale Vip

Eva Grimaldi martohet në maj me të dashurën e saj!

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:19
Eva Grimaldi dhe Imma Bataglia

Pas shtatë vitesh dashuri, aktorja e njohur italiane Eva Grimaldi, dhe aktivistja Imma Bataglia do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me ceremoninë e dasmës. Mediat italiane shkruajnë se ka qenë Eva ajo që i ka propozuar partneres së saj dhe përgjigja ishte pozitive.

“Zemra nuk komandohet kurrë. Le të mbetet sekret: Imma Battaglia më tha Po”: ka shkruar aktorja italiane në një postim në Instagram.

Çifti ka nisur përgatitjet e dasmës, ndërsa janë duke zgjedhur fustanin e nusërisë. Ka qenë sërish Eva ajo ka postuar foton teska po sheh një fustan me të dashurën Imma, ndërsa ka shkruar një premtim për të gjithë fansat e çiftit. Ato do të ndajnë çdo detaj të dasmës me publikun.

“Këto ditë më keni shkruar shumë, na keni uruar. Falë jush! Mbrëmë para se të shkonim të flinim jemi parë në sy dhe premtuam se do ndajmë me ju të gjithë bashkimin tonë, Po-në tonë”; ka shkruar Grimaldi.

Çifti do të mbajnë ceremoninë e dasmës në muajin maj.

Kjo do të jetë martësa e dytë për Eva Grimaldin, pas asaj me Fabrizio Ambroso ndërsa për disa vite ka patur një marrëdhënie me aktorin seksi Gabriel Garko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat