Martohet ylli i futbollit, vetëm vello e nuses së tij kushton 500 mijë dollarë

Mediale Vip

Martohet ylli i futbollit, vetëm vello e nuses së tij kushton 500 mijë dollarë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:43
Mesut Ozil dhe Amin Gülse

Ata do martohen në këtë verë.

Modelja dhe aktorja turke, Amin Gülse ka zbuluar se fustani i saj i nuserisë do kap shifrën e 500 mijë dollarë.

Ndërsa, bashkëshorti i saj i ardhshëm, Mesut Ozil, ka thënë se nuk do kenë tre dasma siç është raportuar se do mbahen në Turqi, Gjermani dhe Suedi, por, do jetë vetëm një.

Nga ana tjetër, ka qenë Amina ajo e cila ka folur rreth ndjenjës për dasëm dhe  për raportin me Mesutin.

“Unë i besoj shumë Mesutit! Ai nuk më tradhton kurrë mua. Ne jemi shumë të eksituar sa i përket dasmës, pasi martesa mendoj që është e shenjtë. Unë e dua shumë atë dhe nuk jam xheloze për të” ka thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat