Ardian Bujupi pas sulmit në Zelandën e Re: Jam i shokuar

Mediale Vip

Ardian Bujupi pas sulmit në Zelandën e Re: Jam i shokuar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:01
Ardian Bujupi

Sulmi terrorist në Zelandën e Re ka tronditur botën.

Si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami në Zelandë të Re, kanë mbetur të vdekur 49 persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

Pas këtij sulmi të tmerrshëm, reagime kanë ardhur nga e gjithë bota.

Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi përmes një postimi në InstaStory ka thënë se ndjehet i shokuar pasi ka parë videon nga sulmi në Zelandë.

“Një minut heshtje për viktimat në Zelandën e Re, sapo e pash videon dhe jam i shokuar!!”, ka shkruar ai. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat