“Merret me llafe si gratë”, Mentor Haziri i përgjigjet Fifit: Mëso të shkruash më mirë - Bota Sot
“Merret me llafe si gratë”, Mentor Haziri i përgjigjet Fifit: Mëso të shkruash më mirë

Mediale Vip

“Merret me llafe si gratë”, Mentor Haziri i përgjigjet Fifit: Mëso të shkruash më mirë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:44
Mentor Haziri dhe Fifi

Ka mjaftuar një deklaratë e këngëtarit të njohur, Mentor Haziri, që të plasë sherri mes tij dhe Fifit.

Mentori në një intervistë për emisionin “Mirage” është shprehur se performanca e këngëtares në “Kënga Magjike” ishte e dobët dhe se ajo ka stonuar.

Mentori u pyet se pse i vlerësoi dy artistët, Mc Kresha dhe Fifin me 4 pikë, e ai u përgjigj se kënga ishte e mirë, por këngëtarja nuk e solli në formën e saj më të mirë pas stonoi.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Deklarata e Mentorit nuk u prit aspak mirë nga Fifi, e cila i kujtoi atij kohën kur ishte i mirë artistikisht dhe këndonte këngët e Flori Mumajesit.

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”, u shpreh këngëtarja në lidhje me votimin mes kolegëve.

Pas këtij reagimi të Fifit, Mentori ka vendosur që të sqarojë deklaratën e tij. Në postimin e tij në “Instastory”, Mentori vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Ndërsa për Fifin shkruan: “Kolegia e tij ishte jashtë notave totalisht në performancen e saj por kjo dhe mund të rregullohet me ushtrime të këndimit live, ne skenë të madhe siç është Kënga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj që të mësohet të shkruajë më mirë)”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...