“E pranove më në fund se je lidhur?”, Bora Zemani publikon foton e parë me aktorin e humorit

Mediale Vip

“E pranove më në fund se je lidhur?”, Bora Zemani publikon foton e parë me aktorin e humorit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:52
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë përfolur së fundmi për një lidhje romantike, që thuhet se ka lindur në ambientet e televizionit “Klan”.

Deri tani asnjëri nga ata të dy nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por një ditë më parë Bora i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto me Donaldin dhe vëllain e tij binjak, Romeon.

“Treshat”, shkruan moderatorja duke na bërë të dyshojmë se mund të jenë duke punuar për një projekt të ri.

Por ndjekësit e Borës e kanë marrë këtë fotografi si një konfirmim për lidhjen e përfolur, por ajo nuk ka sqaruar asgjë më tepër.

“E pranove më në fund që je e lidhur”, i shkruan një ndjekës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat