Skandali/ Ylli i Hollywood në gjyq 500 milionë dollarë

Mediale Vip

Skandali/ Ylli i Hollywood në gjyq 500 milionë dollarë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:05
Lori Loughlin

Një nënë amerikane ka ngritur një padi prej 500 miliardë dollarësh kundër njerëz të përfshirë në skadalin e pranimeve të studentëve në kolegj, përfshirë edhe yllin e Hollywood, Lori Loughlin. 

Jennifer Kay Toy pohon se djalit të saj iu është mohuar padrejtësisht pranimi në kolegj.

Sipas saj 'veprimet e neveritshme' të personave të nivelit të lartë ishin arsyeja pse fëmija i saj nuk ishte pranuar në disa universitete ku kishte aplikuar.

Aktoret Felicity Huffman dhe Lori Loughlin janë midis 33 prindërve të akuzuar për dhënien e ryshfeteve, mashtrimeve në teste dhe për kredencialeve të rreme që fëmijë e tyre të hynin në universitete të elitës.

Të enjten Loughlin u pushua nga Channel Hallmark, një rrjet televiziv ku ka punuar prej vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat