Plas sherri mes Mentor Hazirit dhe Fifit - Bota Sot
Plas sherri mes Mentor Hazirit dhe Fifit

Mediale Vip

Plas sherri mes Mentor Hazirit dhe Fifit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 06:52
Mentor Haziri dhe Fifi

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj nga Kënga Magjike, duket se gara e këngës vijon të prodhojë ende konflikte mes artisësh. Kësaj here sherri është mes dy artistëve nga Kosova, Mentor Haziri dhe Filloreta Reçi (Fifi).

Në një intervistë së fundmi, Mentori ka shpjeguar pse këngën “Psikopatja jote” kënduar nga Mc Kresha dhe Fifi ai e ka vlerësuar ai e ka vlerësuar me katër pikë në “Kënga Magjike”. Ai u shpreh se kënga është krijim I mirë, por artistët (ose më saktë Fifi) nuk e ka sjellë ashtu siç duhet, madje duke e quajtur si një ndër performancat më të dobëta të spektaklit.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Por ‘gjaknxehta’ Fifi nuk e ka toleruar aspak këtë deklaratë të kolegut të saj dhe menjëherë ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instagram.

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”,- ka qenë reagimi i këngëtares.

Duket se as Mentori nuk mund të rrinte pa  një replikë, ku kësaj here tregohet edhe më i ‘hidhur’ me Fifin, ndërsa nuk harron të vlerësojë Mc Kreshën si një ndër reperët më të mirë shqiptar.

“Kresha qëndron si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjent që kemi dhe ai, atë natë në Kënga Magjike kishte problem me dëgjuesen e veshit, problem teknik, kurse kolegia e tij ishte jashtë notave totalisht në performancën e saj, por jo dhe mund të rregullohet me ushtrime të këndimit live (dhe përderisa shquhet si tekstshkruese I këshilloj të mësojë të shkruajë më mirë): ka replikuar Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...