Vazhdon sherri mes Taylor Swift dhe Kanye West, këngëtarja shpreh mendimin për këngën e tij

Mediale Vip

Vazhdon sherri mes Taylor Swift dhe Kanye West, këngëtarja shpreh mendimin për këngën e tij

Më: 17 mars 2019 Në ora: 08:30
Taylor Swift dhe Kanye West

Për të gjithë ato që nuk e dinë, kënga ‘Famous’ është e gjithë zanafilla e sherrit midis Taylor Swift dhe Kanye West.

Përveç rreshtave që i dedikoi në këngë, Kanye gjithashtu e shfaqi Taylor të zhveshur në videoklip, pranë disa figurave të tjera të njohura politike. “Videoklipi ‘Famous’ ishte hakmarrje pornografike.

Le të mos përmendim vendosjen e viktimave pranë abuzuesve, si dhe ‘festimin’ e abuzimit seksual. Ishte e shëmtuar dhe askush vazhdon të mos reagojë për këtë”, ka shkruar një fanse në ‘Twitter’. Kjo nuk mbaronte këtu.

Një adresë në ‘Instagram’ e postoi këtë koment duke shkruar se ishte shumë e çuditshme se si një mashkull që shfaq persona publik të zhveshur, nuk gjykohet në të njëjtën mënyrë si femrat, kur i dedikojnë këngë ish-të dashurve të tyre, njësoj si Taylor.

Mesa duket, edhe këngëtarja ndan të njëjtin mendim, kështu që ka reaguar duke i dhënë fotos ‘like’. Gjatë një interviste për ‘Elle’, Taylor u shpreh se ende nuk i kanë kërkuar falje për sharjet e bëra publikisht, duke iu referuar sherrit midis saj dhe çiftit West, por pa përmendur emra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat