Fansi i kërkon foto me bikini, Chrissy Teigen ia kthen në mënyrën më të bukur

Mediale Vip

Fansi i kërkon foto me bikini, Chrissy Teigen ia kthen në mënyrën më të bukur

Më: 17 mars 2019 Në ora: 08:30
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen është e njohur për statuset epike në ‘Twitter’ apo komentet qesharake me fansat e saj në ‘Instagram’.

Ditën e djeshme, një nga ndjekësit ka komentuar një nga videot e vajzës së saj, duke i thënë se askujt nuk i intereson për fëmijët e saj, por duan të shohin më shumë foto me bikini.

Sigurisht, e gjithë kjo situatë i është dukur qesharake Chrissy-t dhe i tillë ka qenë dhe komenti i saj. “Epo tani që jam bërë me fëmijë nuk do të doje të më shihje me bikini, kështu që është një dilemë”, ka shkruar modelja, duke zbuluar kështu se trupi i saj ka pësuar ndryshime, të cilat janë totalisht normale.

Kujtojmë që pas martesës, Chrissy Teigen dhe John Legend u bënë prindër të një vajze dhe një djali.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat