Orë ankthi në familjen e Dr.Florit! I thonë se i biri 5-vjeçar ka tumor, por falë Zotit jo

Mediale Vip

Orë ankthi në familjen e Dr.Florit! I thonë se i biri 5-vjeçar ka tumor, por falë Zotit jo

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:24
Danieli dhe Blerina

Këto ditët e fundit nuk kanë qenë aspak ditë vere për Danielin e vogël 5-vjeçar, djalin e artistit të ndjerë Dr Flori.

Bashkëshortja e kētij të fundit, Blerina ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram orët e ankthit që po përjeton familja e tyre për shkak se vogëlushit i është dashur të kryejë një operacion.

Mjekët i ka thënë fillimisht familjes se 5-vjeçari se dyshonin vogëlushi kishte një masë tumorale në kokë, por që fatmirësisht nuk rezultoi kështu.

“12-15 marsi kanë qenë ditët më të vështira për mua, Danushkën, familjet tona dhe për të gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë që ti zemra ime e vogël kishe një masë tumorale në kokën tënde të bukur. Por, baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e rradhës. Ajo që na thanë se ishte tumor, në fakt ishte një abses, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë. Do të jemi të lumtur, të premtoj”, ka shkruajtur Blerina në postimin e saj prekës shoqëruar nga një video e foto të të birit.

Siç shkruan Blerina, Danieli e ka përballuar me sukses e si hero ndërhyrjen e bërë dhe se vazhdon të jetë shumë mirë me shëndet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat