Modelistja kërcënohet me vdekje për shkak të vetullave të trasha

Mediale Vip

Modelistja kërcënohet me vdekje për shkak të vetullave të trasha

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:34
Sophia Hadjipanteli

Modelistja 22-vjeçare Sophia Hadjipanteli, e njohur me vetullat e saj të trashura dhe të bashkuara, të cilat disa vjet më parë u bënë beauty trend kryesor, tani ka filluar të ketë probleme të mëdha nga po këto vetulla.

Për shkak të pamjes së saj të vetullave ka marrë mesazhe të ndryshme, nga ofertat për martesë, deri tek kërcënimet me vdekje. "Unë kurrë nuk e kam bazuar vetëbesimin tim në atë se si më kanë shikuar të tjerët. Në shkollë më maltretonin për shkak të rrobave, prindërit ishin emigrantë, nuk flisnim anglisht", tha Sophia, e cila për suksesin e saj u detyrohet pikërisht vetullave të saj.

Pasi u zhvendos nga Qiproja në Londër për ta realizuar ëndrrën e saj për t'u bërë modele, ajo i mblodhi më shumë se 300.000 ndjekës të cilët ishin të mahnitur me pamjen e saj të veçantë. "Unë i rregulloj vetullat, për nga natyra janë mjaft të errëta, por jo kaq shumë, i errësoj paksa. Jam bionde për nga natyra, dhe krejt rastësisht në vitin 2014 u dhashë nuancë vetullave dhe menjëherë më pëlqeu pamja e dallueshme”, tregoi ajo dhe zbuloi se njërën prej tyre madje e quajti Veronica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat