Jonida Maliqi për tre vite nuk i kishte folur Ermal Mamaqit, do të befasoheni pse

Mediale Vip

Jonida Maliqi për tre vite nuk i kishte folur Ermal Mamaqit, do të befasoheni pse

Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:59
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi dhe Ermal Mamaqi nuk kishin folur për tre vite mes vete për një arsye interesante.

Jonida Maliqi po bën përgatitjet e fundit për pjesëmarrje në festivalin “Eurovision”.

Këngëtarja ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Xing me Ermalin”, ku tregoi se përse nuk kishte folur për tre vite me Ermalin.

“Unë për 3 vite nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë të gjithë nxënësve të Liceut Artistik me shakatë e tij së bashku me Eglein Laknorin. Kisha gjithmonë ankth kur e shihja Ermalin se e dija që do bënte ndonjë bëmë dhe mbaja seriozitetin që më karakterizonte”, ka thënë ajo.

Për ndryshe, Jonida Maliqi konkurron në “Eurovision” me këngën “Ktheju Tokës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat