Bora Zemani tregon se me kë e ndan shtratin pas orës 12

Mediale Vip

Bora Zemani tregon se me kë e ndan shtratin pas orës 12

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:17
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Prej disa javësh jeta private e moderatores Bora Zemani ka filluar të gumëzhijë nga një seri lajmesh që aludojnë se ajo dhe aktori i humorit, Donald Veshaj janë në një lidhje. Edhe në spektaklin “ E Diell” Borës iu hodhën disa grepa larg e larg për ta vërtetuar këtë thashethem, mirëpo nga përgjigjet e saj, Edi Manushi dhe Ervin Kurti mbetën sërish të paqartë.

“Pas orës 12 të natës unë fle me Arborin se është ende i vogël” tha duke qeshur Zemani.

Meqë stina e verës është shumë afër, sërish kureshtja nuk e la gazetarin që të dinte destinacionin e pushimeve të Borës nëse do vazhdonte të ishte Dhërmiu apo Vlora nga ku 2 vjet më parë ajo realizoi dhe projektin “Guximtarët”?

Si për t`iu shmangur një përgjigjeje të qartë, Bora u shpreh: “Pushimet do t`i bëj sa andej –këndej, por edhe në Vlorë nuk mungojnë sepse kam origjinën prej andej. Eja po deshe i bëjmë bashkë pushimet” u justifikua Zemani duke nënkuptuar se s`kishte asgjë për të fshehur!

Kujtojmë së edhe vendlindja e Donald Veshajt është nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Na mbetet të presim fillimin e plazhit dhe të shohim kush do ta shoqërojë përveç Arborit këtë vit Borën për pushime në jug! Ervin Kurti jo njëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat