Tuna sjell baladën me Yll Limanin, “A don hala”

Mediale Vip

Tuna sjell baladën me Yll Limanin, “A don hala”

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:26
Tuna dhe Yll Limani

Tuna duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me videokënga të reja.

Altuna Sejdiu pak orë më parë solli këngën “Ti m’ke zemër”, por duket se nuk do të jetë befasia e fundit për këtë mbrëmje.

Këngëtarja tashmë ka sjell edhe videon e këngës më të re, e cila është pjesë e albumit më të ri “Fortuna”.

“A don hala” është kënga e radhës që ia ka bashkangjitur edhe videon, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Yll Limanin.

Edhe në këtë rast shkupjania ka bashkëpunuar me çiftin bashkëshortor fantastik, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Barakun.

Gjersa i pari është kujdesur për muzikën e këngës, e dyta është përkujdesur për tekstin e këngës.

Ndryshe, Tuna ka premtuar se do të sjell edhe video të reja të albumit që e ka nxjerr ditë më parë në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat