E dini sa gjuhë di djali i Lorik Canës? Është vetëm 3 vjeç dhe kupton…

Mediale Vip

E dini sa gjuhë di djali i Lorik Canës? Është vetëm 3 vjeç dhe kupton…

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:45
Lorik Cana dhe Monika

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili në shtator bën 4 vjeç, di plot katër gjuhë të huaja. Kjo falë prindërve të tij dhe shkollës ku studion.

Këtë detaj e ka zbuluar mami Monica, e cila është pyetur nga një ndjekëse në profilin e saj në “Instagram” se sa gjuhë flet djali i tyre.

Boiken flet shqip me babin, ndërsa me mamanë flet frëngjisht dhe italisht.  Ndërkohë në shkollë Bojken flet anglisht dhe shqip.

Gjithashtu Monica tregon se i biri e ka vështirë t’i flasë të katërta gjuhët por i kupton të gjitha dhe flet sa të mundet.

“Unë i flas Boikenit italisht dhe frëngjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”, i përgjigjet Monica ndjekëses së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat