Dua Lipa në "syrin" e burrit të Kim Kardashian! Diçka po zihet... - Bota Sot
Dua Lipa në "syrin" e burrit të Kim Kardashian! Diçka po zihet...

Mediale Vip

Dua Lipa në "syrin" e burrit të Kim Kardashian! Diçka po zihet...

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:36
Kanye West

Kanye West ia ka vënë syrin Dua Lipas për bashkëpunimin e tij të rradhës. Mediat e huaja shkruajnë se ai po mendon të bëjë një duet me këngëtaren shqiptare për albumin e tij të ri "Yandhi".

Dua mori vëmendjen e reperit amerikan me hitin e saj “Electricity”. Dyshja Kanye dhe Dua thuhet se janë takuar në Los Angeles, për të biseduar rreth këngës.

 “Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është shumë e pëlqyer në industri tani. Ai e takoi atë në shërbimin e kishës që mban në LA çdo të diel dhe tani është i prirur për ta marrë atë në bord.

Ajo ka patur një bashkëpunim me Calvin Harris dhe ai e shihte mirë se kënga ishte komerciale.

Ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për të dhe është me të vërtetë e denjë për të marrë atë në albumin e tij të ardhshëm Yandhi”, tha një burim pranë tyre për “The Sun”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...