Jennifer Lopez me çantë 100 mijë dollarëshe - Bota Sot
Jennifer Lopez me çantë 100 mijë dollarëshe

Mediale Vip

Jennifer Lopez me çantë 100 mijë dollarëshe

Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:05
Jennifer Lopez

Gjatë vikendit, çifti i sapofejuar, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë shijuar një darkë në një nga restorantet e njohura të New Yorkut.

Por këtë herë, unaza e fejesës së Lopez që kushton hiç më pak se 1.8 milionë dollarë nuk ishte në qendër të vëmendjes – gjithë vëmendjen këtë herë e mori çanta që këngëtarja kishte zgjedhur.

Ikona e muzikës pop mbante çantën Hermes Himalayan, Birkin nga lëkura e krokodilit, që cilësohet si një çantat më të rralla dhe më të shtrenjta në botë.

Çanta që e kanë edhe Victoria Beckham dhe Kim Kardashian kushton 100, 000 dollarë.

Kjo çantë mban këtë emër për shkak që ngjyra e saj ngjan me majat me borë të Himalajave derisa është krijuar nga lëkura e krokodilit të Nilit – është krijuar në sasi shumë të limituar dhe ka historinë e thyerjes së rekordeve në ankande.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...