Njihuni me Jeton Ramiqin, artistin më të ri në tregun muzikor

Mediale Vip

Njihuni me Jeton Ramiqin, artistin më të ri në tregun muzikor

Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:24
Jeton Ramiqi

Jeton Ramiqi është artisti më i ri në tregun muzikor shqiptar. Ai ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por ka zgjedhur që të hyjë në industrinë e muzikës me një këngë në gjuhën shqipe.

“Lule kuqe” titullohet projekti i tij i parë, i cili është dedikim për dashurinë.

Jetoni ka treguar se ka patur mbështetje nga familjarët dhe shoqëria për këtë këngë, duke thënë: “Pa ta, nuk do isha sot këngëtar.”

Ky është vetëm fillimi për Jetonin, prandaj pritet për tu parë nëse do arrijë të bëhet pjesë e toplistave muzikore me projektet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat