Gashi sërish ka treguar anën e tij shqiptare.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Gashi ka treguar një fytyrë interesante.
Ai shihet duke folur në telefon ndërsa e përshkruan foton si: “Kur prindërit e tu shqiptar ju detyrojnë të flisni në telefon me ndonjë anëtar të familjes”.
Kjo është një gjë me të cilën jemi përballur thuajse të gjithë fëmijët shqiptarë dhe reperi me famë ndërkombëtare duket se nuk është rritur shumë ndryshe nga ne.
Së fundi Gashi ka publikuar albumin e tij të ri, i cili përfshin edhe këngë me Ledri Vulën e gjithashtu edhe me reperin e njohur amerikan, G-Eazy.