Capital T ndjek nga afër koncertin e Drake, frymëzohet për të sjellë diçka të re në Kosovë

Mediale Vip

Capital T ndjek nga afër koncertin e Drake, frymëzohet për të sjellë diçka të re në Kosovë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:50
Capital T

Capital T ka qenë së fundmi i pranishëm në një koncert të Drake, prej të cilit duket se është frymëzuar shumë.

Reperi me famë ndërkombëtare duhet të jetë një ndër më të preferuarit për artistin shqiptar, ndaj ai ka vendosur të ndjekë nga afër një nga koncertet e tij.

Capital T ka publikuar video të ndryshme nga koncerti dhe ka premtuar se të njëjtin nivel do të sjellë në Shqipëri.

“Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të gjitha elementet që duhet t’i ketë një ‘show’. Larg asaj që ju ka servirur deri tani. Bashkë mund të bëjmë diçka të madhe, bashkë mund të tejkalojmë limitet edhe të dalim jashtë kornizave. Ju dua. Shihemi shpejt”, – ka shkruar reperi.

Capital T ka ndërtuar një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri, edhe prej faktit se ka sjellë gjithmonë trendet më të fundit të muzikës në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat