Në familjen Haradinaj sonte ka pasur festë.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar kunatën e tij, Suzanën me rastin e ditëlindjes.
“Suzanë, urime ditëlindja me kujtimet më të mira për Shkëlzenin, Luanin, Enverin, Hilmiun e Shqipdonin. Jeta ishte e padrejtë për ty, por ti e Luani jeni inspirimi ynë.
Ramushi”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Facebook.