Acarohet keq ish-seks simboli, quan francezët "të degjeneruar"! Mund të përballet me burg - Bota Sot
Acarohet keq ish-seks simboli, quan francezët "të degjeneruar"! Mund të përballet me burg

Mediale Vip

Acarohet keq ish-seks simboli, quan francezët "të degjeneruar"! Mund të përballet me burg

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:55
Brigitte Bardot

Ylli i filmave, Brigitte Bardot po përballet me ndjekje penale për nxitje të urrejtjes racore pasi e quajti "të degjeneruar" popullin francez nga Reunion Island.

84-vjeçarja tha se ishte e zemëruar që shumë prej atyre që jetonin në territorin e huaj në Oqeanin Indian ishin të egër ndaj kafshëve.

"Vendasit kanë ruajtur instiktet e tyre të egra," shkroi Miss Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë në ishull, që ka një popullsi prej pothuajse një milion.

Ajo ishte veçanërisht e zemëruar me indianët për sakrifikimin e dhive, dhe tha se ata në "ishujt e demonizuar" ishin gjithashtu mizorë ndaj maceve dhe qenve.

Ish-seks simboli theksoi se gjatë një festivali, indianët prisnin dhitë dhe i hidhnin në det për peshkaqenët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...