Burgoset modelja e famshme, u kap me afro 9 kg heroinë

Mediale Vip

Burgoset modelja e famshme, u kap me afro 9 kg heroinë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 19:21
Tereza Hluskova

Një gjykatë pakistaneze ka dënuar modelen e njohur, Tereza Hluskova, për tetë vjet e tetë muaj burgim nën akuzat për trafik droge.

Gjykata në qytetin lindor Lahore, kryeqyteti i provincës Punjab, dënoi Tereza Hluskova të mërkurën, shkruan ctv news.

Sipas gjykatës, Hluskova u arrestua në zotërim të 8,5 kilogramëve ose 19 kilogramë heroinë në janar 2018 në aeroportin e Lahore nga ku po shkonte drejt Irlandës nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.

Avokati i saj, Sardar Asghar Dogar, thotë se ajo do të apelojë.

Hluskova u dënua gjatë një paraqitje gjykate javën e kaluar. Dënimi i saj gjithashtu përfshin një gjobë prej US $ 800. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat