Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t, cilët janë më të kuotuarit - Bota Sot
Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t, cilët janë më të kuotuarit

Mediale Vip

Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t, cilët janë më të kuotuarit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 06:18
Princi Harry dhe Meghan Markle

Në Britani kanë nisur bastet për emrin e fëmijës së princit Harry dhe Meghan Markle, që pritet të vijë në jetë pas disa muajsh. Sipas bast-vënësve, emrat më të kuotuar janë Diana, Victoria e Alice, nëse është vajzë, dhe Albert, Phillip e Arthur, nëse është djalë.

Duke marrë parasysh që anglezët njihen për të celebruar të parët, nuk do të jetë surprizë që të jenë të gjithë emra tradicionalë të historisë së monarkisë.

Diana është emri më i kuotuar deri tani, në nder të mamasë së ndjerë të princit Harry. Ndërsa në krye të listës për emrat mashkullorë është Albert, që quhej bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.

Një muaj më parë, Dukesha Meghan Markle organizoi festën e foshnjës që do të sjellë në jetë, ndërsa ajo që quhet “babyshower”, kushtoi rreth 430 mijë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...