‘Ata që s’më deshën s’punojnë më në Top’, rrëfehet prezantuesja - Bota Sot
‘Ata që s’më deshën s’punojnë më në Top’, rrëfehet prezantuesja

Mediale Vip

‘Ata që s’më deshën s’punojnë më në Top’, rrëfehet prezantuesja

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:28
Dojna Mema

Dojna Mema ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën “Class” emrat e atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj si moderatore, si dhe ka treguar se ka patur edhe nga ato që e kanë përçmuar.

“Kam nisur në “Top Albania Radio” në vitin 2012, kur isha vetëm 19 vjeç. Asokohe, drejtuesit e radios donin që të bëja intervistat në terren, ndërkohë ishte Olti Curri ai që kërkoi më ngulm të isha pjesë e emisionit në studio. Ka qenë i pari që më dha dorë konkretisht.

Më pas, kur fillova të njihesha më mirë me kolegët, të gjithë kanë pasur pjesën e tyre. Jonida Aliçkolli, Eno Popi, drejtori artistik i radios Dorian Gjergji dhe Elona Duro, e cila më ka besuar e para programin “My Music Chart” në Digitalb. Ka qenë Elona e cila u bë, si të thuash, kumbara ime e parë në ekran”,– ka rrëfyer Dojna.

Sa i takon personave që nuk kanë dashur që Dojna të pikaste si moderatore, ajo shprehet se nuk punojnë më në Top Media.

“Do të tingëllojë çuditshëm, por shumica e tyre nuk punojnë më në “Top”. Mami më tregonte gjithmonë kur isha e vogël:

Nëse ty të bie në qafë dikush, do t’i kthehet në një formë”,- ka komentuar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...