Martesa e Kate dhe William në krizë? Zëra për modelen dhe princin - Bota Sot
Martesa e Kate dhe William në krizë? Zëra për modelen dhe princin

Mediale Vip

Martesa e Kate dhe William në krizë? Zëra për modelen dhe princin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:42
Princ William dhe Kate

Kohëve të fundit princi William i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, janë fotografuar shumë në sintoni në daljet e fundit publike.

Duka dhe dukesha e Cambridge kanë dhuruar buzëqeshje për fotografët dhe të pranishmit, duke u shfaqur shumë të lidhur.

Por në mediat angleze janë shtuar zërat se martesa e çiftit mbretëror është në krizë.

Kështu Daily Mail shkruan se princi William ka një miqësi të veçantë me Rosy Hansbury, ish-modelen seksi 35-vjeçare.

Miqësia mes tyre duket e fortë, për shkak se ish-modelja i përket borgjezisë britanike.

Duke cituar burime pranë çiftit thuhet se Kate është bërë shumë xheloze për miqësinë mes modeles dhe princit, çka ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...