Ja si duket Grida Duma një javë pas divorcit

Mediale Vip

Ja si duket Grida Duma një javë pas divorcit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:20
Grida Duma

Fundjavën e kaluar  lajmi i divorcit të politikanes Grida Duma, qarkulloi pothuajse në të gjitha mediat e shkruara (print e online).

Vetëm një javë nga prishja e martesës 21 vjeçare të Dumës, ajo u shfaq për herë të parë në publik në protestën e zhvilluar ditën e djeshme (e enjte) dhe dukej tejet në formë.

E veshur me pantallona të zeza, kombinuar me një xhiboks ngjyrë mustardë, ndërsa në sy mbante një palë syze (pasqyrë), zonja e hijshme e politikës shqiptare ka ndjekur nga afër zhvillimet e protestës.

Grida Duma dhe ish-bashkëshorti i dhanë fund marrëdhënies së tyre më 15 mars, pas 21 vitesh martesë, ndërsa janë prindër të një djali 14-vjeçar të quajtur Dariel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat