Këshilla martesore e Barack Obamës për Jennifer Lopezin

Mediale Vip

Këshilla martesore e Barack Obamës për Jennifer Lopezin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:25
Lopez dhe Rodriguez kanë pranuar një letër të shkruar me dorë nga Barack Obama

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë provuar ‘vulën’ e aprovimit të fejesës së tyre nga ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama.

Lopez dhe Rodriguez kanë pranuar një letër të shkruar me dorë nga Barack Obama ku i ka uruar çiftit të ri fejesën duke iu dhënë atyre edhe një këshillë për martesë.

“Jennifer +Alex, Michelle dhe unë donim t’iu uronim fejesën. Pas 26 vjetësh së bashku, ne mund të themi se çfarëdo sfida që jeta mund t’iu sjellë, kur i ndan ato me dikë që don gjithçka bëhet më mirë. Të gjitha të mirat”, shkruhet në letrën e çiftit Obama.

Kjo letër shumë e ndjerë pa dyshim se ka entuziazmuar J.Lo dhe A-Rod.

“Kjo nënkupton botën për ne”, ka shkruar ylli i bejsbollit në llogarinë e tij në Instagram ku edhe ka ndarë letrën me fansat e tij.

Rodriguez i ka propozuar Lopezit më herët gjatë këtij muaji derisa ata ishin në udhëtimin e tyre romantik në Bahamas.

Image

Çifti nuk e ka bërë të ditur se kur ata mendojnë ta kurorëzojnë dashurinë e tyre por është e sigurt se fëmijët e tyre do të jenë pjesë e kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat