Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy? Ja postimet e këngëtares që habiten fansat - Bota Sot
Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy? Ja postimet e këngëtares që habiten fansat

Mediale Vip

Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy? Ja postimet e këngëtares që habiten fansat

Më: 23 mars 2019 Në ora: 06:49
Enca dhe Noizy

Në vitin 2017, Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë së tyre dhe nuk folën më me njëri-tjetrin.

Ky ishte një ndër sherret që bëri shumë bujë në showbiz-in shqiptar.

Për të treguar së miqësia e tyre është prishur, këngëtarja fshiu nga kanali i saj zyrtar në “Youtube” videoklipin e këngës “Bow down” që ishte hit.

Image

Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Enca i ka habitur fansat ditën e sotme me postimet e saj në “Instastory”. Ajo ka zbuluar se e ka rikthyer sërish në “Youtube” këngën që ka në bashkëpunim me reperin.

“U rikthye në Youtube. E di që ju kishte munguar”, shkruan Enca në postimin e saj të parë. Ndërkohë më pas, këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet ajo duke kënduar këngën “Bow down”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...