“Do të dukesha si me pizhame”, Rudina Magjistari tregon merakun që kishte pasi ndryshoi stilin e veshjes

Mediale Vip

“Do të dukesha si me pizhame”, Rudina Magjistari tregon merakun që kishte pasi ndryshoi stilin e veshjes

Më: 23 mars 2019 Në ora: 06:58
Rudina Magjistari

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, është shfaqur një ditë më parë me një stil mjaft modern në emisionin e saj të pasdites.

Që në fillim të programit, Rudina tregoi se e kishte me shumë merak sesi do të pritej kjo veshje. Moderatorja u shfaq e veshur me një kostum mjaft elegant blu me gjethe të bardha, të stilit casual.

“E vesha me merak këtë kostum se ndoshta do të dukesha sikur kam veshur pizhame dhe do të mendonit që do bëja një ‘pijama party’ në studio këtë pasdite”, u shpreh Rudina.

“Duartrokitjet tuaja e konfirmuan që veshja nuk është keq. Në fakt ky kostum renditet ndër trendet e fundit”, u shpreh Rudina pasi mori konfirmimin e look-ut të saj nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat