Mihrie Braha është njëra prej këngëtareve më të kërkuara për të përformuar në ahengje të ndryshme. Ajo është shumë e dashur për publikun kosovar, dhe është njëra ndër më të komentuarat për dukjen e saj. Këngëtarja 51 vjeçare është e guximshme sa i përket ndryshimit të stilit të flokëve. Këtë na e dëshmojnë më së miri fotografitë nga e kaluara e saj.
E së fundmi, Mihrija si duket i ka hapur arkviat, pasi që në Instagram ka publikuar një fotografi kështu duke u kthyer në kohën kur ishte me flokë shumëngjyrëshe dhe të shkurtëra.
Përveç stilit, në fotografi shihet edhe një stil i veshjes ndryshe i Mihrijes. Mihrija është e martuar me këngëtarin e njohur, Naim Abazin tash e sa vite, të cil` së bashku kanë një djalë, i cili quhet Plator. Kujtojmë se Mihirija tashmë ka hapur edhe një biznes të vetin një dyqan fustanesh solemn, “Mihrije Braha Fashion”, e cila gjatë gjithë kohës kujdeset që në rrjetet sociale t’i prezantoj veshjet e dyqanit të saj.