Këngëtari vetëvritet gabimisht në videoklip, iu shkrep arma nga xhepi - Bota Sot
Këngëtari vetëvritet gabimisht në videoklip, iu shkrep arma nga xhepi

Mediale Vip

Këngëtari vetëvritet gabimisht në videoklip, iu shkrep arma nga xhepi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:24
Justin Carter

Këngëtari i njohur, Justin Carter, është vetëvrarë gabimisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një videoklipi në apartamentin e tij.

35-vjeçari po filmonte në Hjuston, Teksas, kur arma u shkrep aksidentalisht nga xhepi dhe i shpoi syrin e kokën, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu thuhet se ende nuk dihet se pse po përdorej një armë e mbushur me fishekë në një prodhim muzikor.

Ndërkohë pas vdekjes së Carter, menaxheri dhe miku i tij Jamie Scott Ruckman publikoi në faqen personale të këngëtarit një mesazh ku falenderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.

Gjatë dy muajve të fundit, Carter kishte postuar pesë video muzikore të prodhuara në mënyrë të pavarur në kanalin e tij në “Youtube”.

Ndërkohë këngëtari nga Teksas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me “Triple Threat Management” dhe së shpejti do të ndërmerrte edhe turin e tij të parë në 10 shtete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...