Blunt reagon pas deklaratës së Sabri Fejzullahut për klikimet: Nise me ia mbajt krahun dikujt

Mediale Vip

Blunt reagon pas deklaratës së Sabri Fejzullahut për klikimet: Nise me ia mbajt krahun dikujt

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:53
Blunt

Blunt ka diçka për të thënë pas deklaratës së Sabri Fejzullahut lidhur me klikimet e këngëtarëve.

Sabri Fejzullahu në një intervistë të dhënë ditë më parë ka folur lidhur me klikimet e artistëve.

Ai përmendi faktin se si po blihen klikimet, ndërsa tha se ka të atillë siç është Ledri Vula dhe djali i tij, Ermali që i kanë klikimet origjinale.

Pas kësaj interviste ka reaguar edhe reperi Blunt, i cili  në një video thotë “Axha Sabri Fejzullahu respekt për ty, e pash diçka dëgjova me një intervistë që kishte folë për ‘viewsa’ qysh i bëjnë disa këngëtarë nga disa milionë viewsa në ditë qysh ajo nuk është e vërtetë, shumë me vend i ki babo”.

Ndërsa, në një tjetër video ai shtoi “A e di çka nuk më pëlqeve axha Sabri, se ja nise me ia mbajt krahun dikujt e dikujt tjetër, e qaty nuk më pëlqeve axha Sabri. Atij që ia mbajte krahun, atij mgjitorkës kryesor, ai babo ta mbyt ‘viewsin’…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat