Fero flet për lidhjen me Arbenitën, tregon se a e ka në plan të martohet

Mediale Vip

Fero flet për lidhjen me Arbenitën, tregon se a e ka në plan të martohet

Më: 24 mars 2019 Në ora: 08:22
Fero dhe Arbenita

Reperi Fero tash e një kohë është në lidhje me Arbenita Ismajlin.

Fero nga momenti kur u bë publike lidhja e tij me Arbenitën, nuk ngurron të dalë publikisht me të.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, reperi u pyet rreth lidhjes dhe nëse ka në plan të afërt martesën.

Ai tha se lidhja e tyre është serioze dhe shtoi “Jetës nuk i dihet. Kalojmë kohë bashkë. Sa herë që e kemi pushim të dy, gjejmë kohën për ta kaluar kohën vetëm bashkë”.

Sa i përket asaj se si u bë publike lidhja e  tyre, Fero tha “Unë e kam pasur lidhjen sekrete, por ja nisën të gjitha mediat të shkruanin. Vendosa të postoja një foto në Instagram që t’i nxisja të flisnin më shumë. Vetë e kam bërë të hapur këtë lidhje. Mediat më nxitën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat