Një nga tabloidët e kësaj jave pohon se miqtë e Jennifer Lopez duan që ajo të ndahet nga Alex Rodriguez për shkak të reputacionit të tij si një “mashtrues serioz”.
Kjo për shkak se pas fejesës së tyre, , lojtari i pensionuar i MLB, Jose Canseco, shkroi në Twitter se Rodriguez ishte duke mashtruar Lopez me ish-gruan e tij Jessica Canseco.
Jessica, megjithatë, tha se fjalët e tij ishin “akuza të rrejshme” dhe shpjegoi se ajo nuk e ka parë Rodriguezin me vjet.
Lopez dhe Rodriguez kanë injoruar akuzat e pabazuara të hedhura nga rivalët e vjetër të lojtarit të baseballit, shkruan Gossip Cop.
Artikulli thotë se miqtë e këngëtares duan që ajo të heqë dorë nga fejesa e saj, pasi që ata janë të bindur se ajo është mashtruar me të.
“Miqtë e saj janë të habitur se ajo është e vetmja që nuk mund ta shohë këtë gjë”, thotë një burim i tabloidit.