Arrestohet Shuki për posedim të lëndëve narkotike

Mediale Vip

Arrestohet Shuki për posedim të lëndëve narkotike

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:41
Mentor Shuki

Mentor Shuki është arrstuar nga Policia e Kosovës.

Autori i emisionit “Drive Time”, Mentor Shuki, është arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të lëndëve narkotike.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net kryeprokurori, Imer Beka, i cili tha se arrestimi ka ndodhur para tre-katër ditësh.

“Po, Shuki është arrestu dhe rasti ka ndodhur para tre ose katër ditësh, por nuk kemi ende informacion nëse është ndalu në paraburgim”, tha Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat