Çka do të thotë emri i Beyonces?

Mediale Vip

Çka do të thotë emri i Beyonces?

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:21
Beyoncé

Beyoncé është e njohur me pseudonimin e saj “Queen Bey” për një arsye.

37 vjeçarja nga Teksasi nuk është vetëm një këngëtare.

Beyoncé mund të quhet edhe një kompozitore, balerinë, aktore, producente dhe sipërmarrëse, për të mos përmendur rolin e gruas dhe nënës.

Emri i plotë i këngëtares është Beyoncé Giselle Knowles-Carter. Nëna e saj, Tina Knowles, zgjodhi këtë emër për të përshtatur me mbiemrin e saj të vajzërisë Beyince.

Tina ndjeu sikur nuk kishte burra të mjaftueshëm për të vazhduar mbiemrin e familjes dhe zgjodh që këtë emër ta ketë vajza e saj.

Ndërsa emri ishte përshtatur nga mbiemri i nënës së saj, Beyonce ka një kuptim që do të thotë “përtej të tjerëve”. Një emër shumë i përshtatshëm për një ‘mbretëreshë’ moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat