Lady Gaga në lidhje me Jeremy Rennerin

Mediale Vip

Lady Gaga në lidhje me Jeremy Rennerin

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:20
Lady Gaga dhe Jeremy Renner

Mediat e huaja tashmë i kanë gjetur edhe një të dashur këngëtares së famshme amerikane, Lady Gaga.

Kjo e fundit javët e fundit ishte raportuar se ka filluar një romancë me aktorin Bradley Cooper, por e cila gjë ka mbetur në suazat e spekulimeve.

Tashmë mediat amerikane raportojnë se këngëtarja ka nisur një lidhje të re dhe bëhet fjalë për aktorin Jeremy Renner.

Sipas një burimi të Us Weekly, dyshja tashmë miqësinë e tyre e kanë kurorëzuar me një lidhje romantike dhe së shpejti do t’i shohim së bashku edhe publikisht.

Kujtojmë se 48 vjeçari është beqar pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Sonni Pacheco, me të cilin ka një vajzë gjashtëvjeçare me emrin Ava.

Ndryshe, Gaga më parë ishte e fejuar me aktorin Taylor Kinney, por ata u ndanë në vitin 2016. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat