“Ndjeja sikur po më gjuanin me thikë në kokë”, aktorja flet për dy operacione në tru

Mediale Vip

“Ndjeja sikur po më gjuanin me thikë në kokë”, aktorja flet për dy operacione në tru

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:12
Emilia Clarke

Ylli i "Game of Thrones", Emilia Clarke ka rrëfyer për herë të parë se ka vuajtur dy aneurizma në tru gjatë xhirimeve të serialit më të famshëm të momentit.

Ajo u diagnostikua me aneurizëm për herë të parë në moshën 24-vjeçare, kur sapo ishin mbyllur xhirimet e sezonit të parë.

“Isha duke u ushtruar me trajnerin tim, kur ndjeva një shtrëngim në tru. U përpoqa ta injoroja dhimbjen dhe të vazhdoja, por nuk munda. I thashë trajnerit tim që duhet të pushoja. Gati duke u zvarritur shkova në dhomën e zhveshjes, me kokën ulur mbi gjunjë qava dhe u ndjeva shumë, shumë keq. Ndërkohë, dhimbja në kokë ishte sikur po më godisnin, sikur më gjuanin me thikë dhe vazhdonte të bëhej më keq. E dija çfarë po ndodhte, truri im ishte dëmtuar,” tha aktorja për "The New Yorker".

Ajo shkoi në urgjencë për të bërë skanimin dhe të marrë diangozën. Aty zbuloi se vuan nga hemorragjia subaraknoide, një lloj goditjeje e rrezikshme për jetën që shkaktohet nga gjakderdhja në hapësirën që rrethon trurin.

"Më kujtohet kur u thashë se unë duhet të nënshkruaja një formular për të bërë kirurgjinë e trurit, unë kam qenë shumë e zënë. Nuk kisha kohë për të bërë një ndërhyrje, por më në fund e vendosëm. Për tre orë qëndrova në sallën e operacionit dhe nuk ishte i fundit. Fakti që isha 24 vjeçe ishte më e keqja e së gjithës", përfundoi Emilia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat