“Lumturia jonë”, Qëndresa dhe Labi publikojnë një fotografi të ëmbël me vajzën

Mediale Vip

“Lumturia jonë”, Qëndresa dhe Labi publikojnë një fotografi të ëmbël me vajzën

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:13
Qëndresa dhe Labi

Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa Bajrami, u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetën e tyre një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Rroa.

Ndonëse ekspozimet në rrjetet sociale i kanë të pakta, së fundmi çifti kanë vendosur të publikojnë një fotografi me vajzën e tyre.

 

Our happiness, Rroa ?

A post shared by Qendresa Bajrami (@qendresa_bajrami) on

Ka qenë Qëndresa ajo e cila ka hedhur në Instagram një imazh, që e shfaq atë bashkë me Labin teksa mbajnë në duar më të ëmblën e tyre.

“Lumturia jonë”, ka shkruar Qëndresa në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat