Sulm racist dhe homofob, gjykatësi hedh poshtë akuzat për aktorin

Mediale Vip

Sulm racist dhe homofob, gjykatësi hedh poshtë akuzat për aktorin

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:45
Jussie Smollett

Prokurorët kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër aktorit amerikan, Jussie Smollett për sulmin racist dhe homofob, thonë avokatët e tij.

Ylli i "The Empire" mori pjesë në një seancë gjyqësore në Chicago të martën, ku një gjykatës mbylli çështjen e tij.

Jussie u tha policëve se u sulmua nga dy burra në qytetin Illinois me 29 janar, gjë që shkaktoi akuzat ndaj tij.  

"Ai ishte një viktimë që u përgojua dhe u shfaq si kriminel për shkak të vërejtjeve të rreme dhe të papërshtatshme që u bënë për publikun duke shkaktuar një nxitim të papërshtatshëm ndaj gjykimit.

Jussie dhe shumë të tjerë u lënduan nga këto veprime të padrejta dhe të pajustifikuara. E gjithë situata është një kujtesë se kurrë nuk duhet të vërtetohet një çështje në gjykatën e opinionit publik", thanë avokatët e aktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat