Tayna: Më nevojitet vetëm gjysmë ore për të shkruar një këngë bashkë me vijë melodike

Mediale Vip

Tayna: Më nevojitet vetëm gjysmë ore për të shkruar një këngë bashkë me vijë melodike

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:10
Tayna

Reperja e re Tayna, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi bashkë me prindërit e saj në Tajlandë.

Ajo është shumë e pëlqyer për muzikën e saj, dhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Tayna ka treguar se është shumë e lidhur me fansat e saj, ndërsa shpesh u krijon mundësinë e komunikimit.

Së fundmi, ajo iu dha atyre mundësinë që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje në InstaStory, dhe në të kundërt ajo do të përgjigjej.

Njëra nga pyetjet e parashtruar nga një fans/e ishte se “sa kohë i nevojitet asaj për realizimin e një kënge”.

Reperja befasoi me përgjigjen e saj, duke thënë se sa kohë e shkurtër i duhet asaj për realizimin e një kënge bashkë me vijë melodike.

“Varet prej inspirimit. Më së shumti ndoshta gjysmë ore për krejt këngën bashkë me vijë melodike”, ka qenë përgjigja e Taynes.

Përndryshe, kënga e fundit që rap-artistja solli për fansat e saj ishte “Kce”, e cil është pritur mirë nga fansat e saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat