Marina feston ditëlindjen, Eli Fara rrëfen ‘takimin’ e parë me vajzën e saj

Mediale Vip

Marina feston ditëlindjen, Eli Fara rrëfen ‘takimin’ e parë me vajzën e saj

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:28
Eli dhe Marina Fara

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Eli Fara siç tashmë të gjithë e dimë ajo është nëna e një vajze që quhet Marina.

Marina prej kohësh është kthyer në qëndër të vëmndjes së mediave rozë për shkak të formave të saja dhe jetës private.

Dita e sotme është një ditë e veçantë për këngëtaren pasi Marina feston ditëlindjen.

Sigurisht, Eli ka qenë e para që e ka uruar publikisht, sapo ora ka shënuar 00.00 mbrëmjen e djeshme.

‘Në datën 26 mars të vitit që u linde ti jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës. Vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes. U gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde, u tremba sepse nuk kisha asnjë njeri të afërt pranë meje. Dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija, ngrita spitalin në këmbë. Mjeku që ishte roje atë natë më thoshte: hajde merrja një këngë (për shaka). Në momentin e fundit më treguan se lindja ishte e vështirë, sepse pozicioni jot ishte mbrapsht. Nuk i vura rëndësi, sido që të ishte ti do dilje prej meje. Ndodhi rreth orës 2:30, të datës 27 mars, me një goxha prerje. Mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova: doli… vajzë. Prita e prita duke mu dridhur këmbët, derisa të më qepnin. Në mëngjes kur të mora në krah harrova çdo gjë, ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, zemra”, ka shkruar Eli.

Ky urim ka prekur të gjithë ndjekësit e këngëtares dhe kolegët e saj, të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat