Lima dhe Skriver ndajnë momente të bukura në Nju Jork - Bota Sot
Lima dhe Skriver ndajnë momente të bukura në Nju Jork

Mediale Vip

Lima dhe Skriver ndajnë momente të bukura në Nju Jork

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:56
Adriana Lima dhe Josephine Skriver

Adriana Lima dhe Josephine Skriver kanë filmuar reklamën më të re të Maybelline në Nju Jork.

Modeli i ish-Victoria's Secret, Adriana, 37, dukej si engjëlli i ri, ndërsa Josephine, 25 vjeç, qëndronte pranë saj.

Flokët e supermodeles braziliane ishin të drejta dhe të shndritshme, ndërsa ajo ecte poshtë trotuarit në taka me ngjyrë të verdhë që zbulonin tatuazhin e saj fisnor.

Bukuroshja me flokë të zeza ka qenë zëdhënëse e kozmetikës Maybelline që nga viti 2003. Pas 18 vjetësh në Victoria's Secret, ajo u largua nga ekskluziviteti në dhjetorin e kaluar.

Gjatë shfaqjes së saj të fundit me VS, ajo ishte emocionale ndërsa po ecte në pistë. Pas përfundimit të shfaqjes, Lima foli rreth asaj që po kalonte në mendjen e saj, duke pranuar se nervat e saj nuk janë qetësuar shumë që kur ajo u bë një engjëll më 1999. Tash ajo përpiqet të sprovohet në projekte të reja, të cilat kanë për qëllim mbështetjen e femrave.

Ndërsa, Skriver është modele daneze që debutoi në skenë para tetë vjetësh, duke qenë pjesë e reklamave të modës Alberta Ferretti dhe Prada. Ajo po ashtu ishte pjesë e dizajnuesve të njohur  si Calvin Klein, Gucci, Givenchy dhe shumë të tjerë. Nga viti 2013, është pjesë e Victoria’s Secret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...